Pierre Emerick Aubameyang vazhdon të jetë në dyshime për të bërë debutimin e tij te Arsenali kundër Evertonit këtë vikend.
Trajneri Arsene Wenger ka konfirmuar se lojtari i transferuar për 56 milionë funta, një tarifë rekorde për klubin, është i sëmurë dhe gjendja e tij pritet të vlerësohet nga stafi mjekësor, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi gabonez është stërvitur për herë të parë me “Topçinjtë” të enjten, por ishte detyruar të ushtroj i vetëm nën vëzhgimin e trajnerit francez. Duke folur para ndeshjes së “Topçinjve” kundër skuadrës ndaj Sam Allardyces, Wenger ka thënë:
“Ne duhet të shohim se si është ai sot dhe si ndihet. Ai kishte ethe, prandaj nuk mund të ushtronte shumë”
“Ai ushtroi dje por nuk ishte duke u ndier mirë, prandaj ne duhet të vlerësojmë me departamentin mjekësor gjendjen e tij për të parë nëse do të jetë mirë”
Sidoqoftë, lojtari tjetër i transferuar në janar, mesfushori Henrikh Mkhitaryan, pritet të jetë startues për herë të parë me klubin ndërkohë që Jack Wilshere është i gatshëm gjithashtu./arbresh.info/
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...
Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të ...
Akturkoglu vendos derbin e madh, Fenerbahçe triumfon në dram...