Atletico Madridi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me yllin e Juventusit, Paulo Dybalan.
Ylli argjentinas mund të jetë drejtë largimit nga Juventusi, ashtu siç ka konfirmuar në një intervistë vëllai dhe agjenti i tij për mediat në Argjentinë, transmeton portali arbresh.info.
Atletico Madridi do të shes Antoine Griezmannin te Barcelona për 125 milionë euro dhe Dybala është duke u përmendur si një zëvendësues i mundshëm i sulmuesit francez.
‘Colchoneros’ nuk janë të gatshëm për të paguar 100 milionë euro për të nënshkruar me “La Joyan” megjithëse ata thuhet se janë duke përgatitur një kontratë 9 milionëshe për ish lojtarin e Palermos.
Dybala është përfolur për transferim edhe në Manchester United./arbresh.info/
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit