Klubi spanjoll, Atletico Madrid thuhet se vënë syrin te mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez.
Trajneri Diego Simeone thuhet se është një admirues i fortë i 21-vjeçarit dhe dëshiron ta sjellë atë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas mediumit Fichajes, Simeone e sheh Lopezin si një lojtar që mund të shtojë cilësi dhe thellësi në mesfushën e Atleticos.
Paraqitjet e Lopez në pjesën e tretë të fushës, së bashku me ritmin e tij të punës, kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Los Colchoneros.
Megjithatë, Barcelona nuk ka ndërmend ta shesë atë. Klubi e sheh atë si një pjesë të rëndësishme të planeve të tyre dhe janë të vetëdijshëm për interesin edhe nga Liga Premier.
Ndryshe, Lopez ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, teksa ka 5 gola dhe 5 asistime.
Çmimi i tij në Transfermarkt vlerësohet të jetë 50 milionë euro. /Telegrafi/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë