Atletico Madrid-i e ka nisur edicionin e ri në mënyrën më të mirë duke triumfuar ndaj Granada-s me rezultat të thellë 6 – 1.
Vendasit që nga minuta e parë dominuan ndeshjen dhe me plot meritë arkëtuan pikët e plota, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Diego Costa në minutën e nëntë pas asistimit së Correa-s, realizoi me kokë për të zhbllokuar rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, Correa pranoi një pasim shumë të bukur nga Felix dhe në mënyrën më të mirë të mundshme shënoi në portën e mysafirëve.
Në listën e golashënuesve doli edhe Felix, që pas një asistimi të Costa-s, dribloi një lojtar dhe trefishoi shifrat (65′).
Golin e katër për “Los Rijoblancos” e shënoi Llorente me super gjuajtje në minutën e 73-të, derisa në debutim arriti të shënojë dygola edhe Luis Suarez (86′, 90+4′).
Golin e nderit për mysafirët e realizoi Molina (87′), rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.
Pas kësaj fitore, Atletico renditët në pozitën e nëntë me tri pikë, derisa Granada në pozitën e dytë me gjashtë sosh./arbresh.info.
https://twitter.com/BrasilPlaymaker/status/1310229212503183360
https://twitter.com/MCHAWMAR2/status/1310240069995954176
https://twitter.com/UDAdePrimera/status/1310244226148577283
https://twitter.com/MCHAWMAR2/status/1310243513091661825
https://twitter.com/socas/status/1310245951857098752
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...