Atletico Madrid-i ndoshta në muajin e ardhshëm mund të shkëmbejë mesfushorin Thomas Partey me sulmuesin e Juventus-it, Federico Bernardeschi.
Sipas Tuttosport, 27-vjeçari shihet si lojtari ideal që të përforcojë mesfushën e “Bianconerëve”, ngase e kanë të pamundur transferimin e Paul Pogba-s, i cili mund të largohet nga United-i vetëm nëse shkëmbehet me Paulo Dybala-n, transmeton portali arbresh.info.
Nga ana tjetër, Partey është duke kërkuar largimin nga Atletico dhe gjiganti italian është i gatshëm të sakrifikojë mesfushorin Federico Bernardeschi.

Ish ylli i Fiorentina-s e ka impresionuar Diego Simeone-n në verën e kaluar dhe mund ta pranojë këtë shkëmbim.
Juventus-i para disa muajve shkëmbeu Arthur me Miralem Pjanic dhe synon ta bëjë një tjetër shkëmbim.
Vlen të ceket se i interesuar për shërbimet e Partey mbetet edhe Arsenal-i, të cilët ende s’kanë vendosur t’ia paguajnë klauzolën e blerjes për 50 milionë euro./arbresh.info.
Haxhiu pret në Presidencë ministrin e Jashtëm belg, Maxime P...
Vini dhe Mbappe, më të kritikuar se kurrë pas eliminimit nga...
Prévot: Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli...
Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime ...
E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madrid, një pikëpyetj...
Skandali me njehsorët, MINT gjobit KEDS-in me 30 mijë euro