Cristiano Ronaldo tashmë ka më pak se një muaj kohë që të largohet nga skuadra angleze, Manchester United.
Ndërsa interesim për të kanë shprehur vetëm dy skuadra, Atletico Madridi dhe Napoli.
Portugezi dëshiron të transferohet tek një skuadër që do të marrë pjesë në Champions League.
Sipas AS, CR7 pëlqen transferimin drejt Atletico Madirdit, mirëpo ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare.
Edhe Napoli e do transferimin e Ronaldos, pasi që duan ta bëjnë figurë ikonike të tyre, si në rastin e Diego Maradonas.
Megjithatë, agjendi i pesë herë fituesit të Topit të Artë, ia ka ofruar kartonin e portugezit shume skuadrave të ndryshme si Bayern Munich, Chelsea, gjithashtu edhe ish skuadrës së tij, Real Madrid, ndërsa është përfolur se Jorge Mendes ia ka ofruar portugezin edhe Barcelonës, mirëpo të gjitha këto super skuadra e kanë refuzuar atë.
Mbetet të shihet se në cilën skuadër do të vazhdojë karrierën ylli portugez, Cristiano Ronaldo. /arbresh.info.
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...