Rodrigo de Paul do të vazhdoj të qëndroj te Atletico Madrid, së paku deri në fund të këtij sezoni.
Kampioni i botës me Argjentinën nuk ka pasur raporte të mira me trajnerin Diego Simeone, por klubi ka vendosur ta mbajë atë në radhët e veta deri në verë.
Përkundër interesimit nga skuadrat italiane si Juventus, Roma e Milan, De Paul nuk do të lëvizë gjatë janarit.
Los Colchoneros duan që De Paul të vazhdoj formën e shkëlqyer që pati në ‘Katar 2022’ dhe çmimi i tij të rritet përsëri.
28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me madrilenët ku ka realizuar dy gola e ka bërë dy asistime.
Drejtuesit e Atletico Madrid synojnë që në verë ta shesin argjentinasin dhe nga largimi i tij të fitojnë rreth 50 milionë euro.
E ardhmja e mesfushorit pritet të jetë sërish në kampionatin italian Serie A ku kishte shkëlqyer me Udinesen, teksa përpos tre skuadrave të lartpërmendura garës mund t’i bashkohet edhe Interi në rast të largimit të ndonjërit nga mesfushorët aktual.
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...