Manchester City është mposhtur nga Juventusi me rezultat 2-0 në kuadër të raundit të gjashtë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.Pjesa e parë nuk pati raste të shumta shënimi dhe përfundoi pa gola, shkruan Arbresh.info.
Teksa serinë e realizimeve e hapi Dusan Vlahovic, në minutën e 53-të, pas një asistimi nga Kenan Yildiz.
Ndërkohë 15 minuta para fundit, McKennie shënoi edhe golin e dytë, për ta vulosur fitoren e “Zonjës së Vjetër”.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe Juventusi siguroi fitoren e parë pas katër barazimeve radhazi në të gjitha garat.
Pas gjashtë ndeshjeve, Juventusi është i 13-ti me 11 pikë kurse Man City ka tetë sosh dhe është i 22-ti./Arbresh.info
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!
Kurti: 27 vite më parë, filloi shembja e kufirit mes Kosovës...
“Mendoj se duhet të jemi me fat që humbëm vetëm 2-0″ &...