Asistenti i Zinedine Zidane-s, David Bettoni ka zbuluar lidhje e mrekullueshme që ka tekniku francez me lojtarët e tjerë.
Zidane të enjten fitoi La Liga-n, trofe i cili për “Los Blancos” është i 34-tërti, transmeton portali arbresh.info.
Bettoni ka thënë se Zidane është shumë i lidhur me të gjithë lojtarët, gjithashtu respektohet shumë.
“Ka lidhje të mrekullueshme me lojtarët. Nuk është metodë, ka lidhje natyrale në dhomën e zhveshjes. Aty respektohet shumë. Gjithashtu ka elemente kur është i palumtur”.

“Ai e di si të flas me ta. Është person, i cili qëndron mes çfarë ndjen dhe çfarë thotë. Kur flet në shtyp se të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, vërtet e nënkupton këtë gjë”.
“Ai menaxhon duke thënë të vërtetën dhe duke u treguar i drejtë. Me fjalë të tjera, funksionon”, deklaroi ai.
Sonte (e diele) Real Madrid-i do përballet ndaj Leganes, kurse mbesin në garë për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...