Asensio drejt Barcelonës? nuk është vërtetë

14:07 | 27 Shtator 2022

Marco Asensio kohëve të fundit është përfolur për një transfer të mundshëm drejt Barcelonës, rivalët të përbetuar të Real Madridit.

E ardhmja e spanjollit, ende është në dyshim,, ndërsa kontrata e tij me madrilenët do të skadojë në fund të këtij sezoni, kurse Real Madridit nuk ka filluar negociata për rinovimin e kontratës së tij.

Kohëve të fundit është përfolur se 26-vjeçari është afër transferimit tek Barcelona, shkruan arbresh.info.

Ndërsa eksperti i transfereve, Gerard Romero, ka mohuar një gjë të tillë, ku bëri të ditur se katalunasit aktualisht nuk kanë interesim për Aesonsion.

Sipas Romero, zyrtarët e Camp Nou, nuk kanë bërë ndonjë komunikim me agjentët e Real Madridit e as të lojtarit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale