Roma zyrtarisht ka emëruar Guido Fiengan si drejtor të tyre të ri ekzekutiv, ndërsa Mauro Baldissoni është promovuar si zëvendëspresident.
Fienga nuk është një person i panjohur te AS Roma për shkak se ka qenë i punësuar nga “Giallorossët” që nga viti 2013 duke kryer rolin si një zyrtar kryesor operativ, transmeton portali arbresh.info.
“Guido do të udhëheq klubin gjatë fazës së ardhshme të rritjes sonë strategjike dhe zhvillimit”, ka thënë presidenti James Pallotta për faqen zyrtare të klubit.
“Ai do të jetë përgjegjës për menaxhimin e operacioneve ditë pas dite dhe vizionit afatgjatë të klubit në qëllimin tonë për tu bërë të suksesshëm dhe stabil si në fushë ashtu edhe jashtë saj”
Baldissoni kalon nga pozita e drejtorit gjeneral në zëvendëspresident./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...