Barcelona shpreson që ta sigurojë një marrëveshje për transferimin e Joao Cancelos në vitin 2024.
Cacelo është në formë huazimi tek skuadra spanjolle, ku edhe kishte gjetur veten në këtë skuadër, shkruan Arbresh.info.
Katalunasit kishin arritur një marrëveshej huazimi në minutat e fundit të afatit kalimtar veror, për të sjellë portugezin nga Manchester City tek Barcelona.
Pas huazimit të 29-vjeçari tek Bayern Munich, ai ishte rikthyer tek “Qytetarët”, mirëpo nuk arriti të fitojë besimin për të qenë pjesë e formacionet startues, andaj edhe vendosi të largohej nga Anglia.
Barcelona tanimë është duke punuar për një ofertë zyrtare për blerjen e kartonit të Cancelos, mirëpo problemet e vazhdueshme të katalunasve me financa, mund të jenë një pengesë e madhe.
Sipas Diario Sport, City ka informuar Barcelonën për vlerësimin e tyre prej 50 milionë eurosh, me Cancelo nën kontratë në Etihad Stadium deri në vitin 2027.
Ndërsa oferta aktuale e Barcelonës, sipas mediave spanjolle kanë thënë se është 25 milionë përfshirë edhe bonuset.
Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë zyrtarizim në afatin kalimtar dimëror. /Arbresh.info/
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...