As Cristiano Ronaldo as Lionel Messi nuk dëshirojnë të luajnë me sulmuesin Paulo Dybala.
Bazuar në një raport nga Don Balon, ylli i Juventusit është duke kërkuar për një partner të ri në sulm dhe do të favorizonte shkëmbimin e argjentinasit me Coutinhon e Barcelonës që së fundmi ka lënë të kuptohet për një largim të mundshëm gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Raportet në Itali sugjerojnë se Juventusi e ka kontaktuar bordin e Barcelonës për të negociuar një marrëveshje shkëmbimi për verës.
Por siç thekson uebfaqja e lartpërmendur, as Lionel Messi nuk është se e ka shok të afërt bashkëlojtarin e tij te Argjentina. Disa vite më parë Dybala kishte pranuar se e ka problem të luaj së bashku me Messin sepse ata luajnë në të njëjtën pozitë.
Ndërkohë, Dybala është kthyer në stërvitje te Juventusi dhe është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Milanit.
Dybala është rikuperuar nga lëndimi i vogël në pulpë të këmbës dhe pritet të jetë startues së bashku me Mario Mandzukicin, i cili është kthyer gjithashtu në stërvitje pas mungesës në takimin në mesjavë kundër Cagliarit si pasojë e gripit./arbresh.info/
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin