Derisa mbrëmja e së mërkurës në Santiago Bernabeu ishte drejt fundit, Real Madridi dukej se do të humbiste dy pikë të tjera kundër Real Betisit, por ata përfunduan ndeshjen duke mos marrë asgjë pasi Antonio Sanabria finalizoi në mënyrë perfekte kombinimet e bukura të skuadrës së tij.
Portieri Antonio Adan mbrojti goditjen me kokë të Borja Mayrolit pas 93 minutave dhe 11 sekondave para se skuadra e tij të lansojë një lëvizje që i siguroi atyre fitoren e ndeshjes vetëm 69 sekonda më vonë, transmeton portali arbresh.info.

Deri në momentin kur topi hyri në rrjetën e portierit Keylor Navas, topi është pasur 22 herë.
Të gjithë lojtarët e Real Betisit që ishin në fushë, përveç Aissa Mandit, prekën nga një herë topin deri në momentin kur u realizua fitorja tronditëse për ‘Los Blancos’./arbresh.info/

Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...