Një burim i afërt te Paris Saint Germain i ka thënë ‘ESPN’-së se Wenger nuk t’i bashkohet klubit si trajner i skuadrës.
Javën e kaluar Wenger njoftoi se do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit pas 22 viteve në detyrë duke fituar tre tituj në Premierë Ligë dhe shtatë Kupa FA gjatë kohës së tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Që nga njoftimi për largim nga Arsenali, spekulime të shumta kanë qarkulluar që francezi mund të rikthehet në vendlindjen e tij në pozitën e trajnerit te PSG, ku trajneri aktual Unai Emery do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit.
Megjithatë, një burim i ka thënë ‘ESPN’-së që edhe pse Wenger mund t’i bashkohet PSG-së në të ardhmen, kjo nuk do të thotë se do të marrë pozitën e trajnerit, dhe në vend të saj do të jetë trajner gjeneral.
Borussia Dortmundi, së bashku me një numër të madh klubesh nga Japonia dhe Kina, pritet gjithashtu të kërkojnë francezin këtë verë./arbresh.info/
Kunati i Albulena Haxhiut garon në listën e AAK-së
Arrestohet Anton Allakaj, i kërkuar për vrasje në Kosovë- pr...
Erërat e forta, Komuna thirrje qytetarëve: Kujdes kur ecni n...
Partia e Drejtësisë zyrtarizon koalicionin me LDK-në
Hamza prezanton profesor Miftar Kurtin si kandidat të ri të ...
Jakaj: Mbi 40% e seancave të Kuvendit ishin të jashtëzakonsh...