Arsenali ka arritur marrëveshje me Sevillan, për mesfushorin Steven N’Zonzi për shumën e 35 milionë euro.
“El Gol” raporton se Arsenali do ta kompletojë marrëveshje në fillim të muajit janar, transmeton arbresh.info.

Arsenali do të paguajë 32.7 milionë, plus 2.6 milionë bonuse për ta sjellur francezin në Emirates Stadium.
N’Zonzi muajin e kaluar e ka bërë të ditur se do të largohet nga skuadra spanjolle në janar, pasi ai ka prishur marrëdhëniet me trajnerin spanjoll, Eduardo Berizo.
Trajner francez, Arsene Ëenger, ka vepruar shpejtë, duke e shfrytëzuar situatën e ish mesfushorit të Stoke City dhe Blackburn Roversit.
N’Zonzi ishte synim edhe i Manchester City dhe Chelsea por si duket ai ka zgjedhur për klubin nga veriu i Londrës. /arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026