Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të javës së14-të në Premier league.
Gabriel Martinelli i kaloi vendasit në epërsi në minutën e pestë të ndeshjes.
Fillimi i pjesës së dytë ishte i zjarrtë për “Topçinjtë”, të cilët shënuan tre gola për tetë minuta.
Nelson (49’, 52’) dhe Partey (57’) shënuan fillimisht për 4:0.
Epilogun e këtij takimi e vulosi Martin Odegaard në minutën e 78-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Arsenali prin në Premierligë me 31 pikë, dy më shumë se Manchester City që gjendet një pozitë më poshtë.
Në anën tjetër, Nottingham Forest mbetet i fundit me vetëm nëntë pikë.
“Ka qëndruar afër një djali që më ka pëlqyer”, Elijona e aca...
Cili është komuniteti më i diskriminuar në kontinent? BE me ...
Pacolli për Rugovën: Madhështia e tij qëndronte në thjeshtës...
Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak
Forcat izraelite vrasin 11 palestinezë në Gaza, përfshirë dy...
Rama: E paimagjinueshme që SPAK ende nuk ka ngritur akuza pë...