Arsenali i është bashkuar garës për sulmuesin e pakënaqur të Real Madridit, Alvaro Morata.
Tabloidi anglez ‘The Sun’ raporton se Morata është duke kërkuar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ këtë verë pas dështimit për të siguruar një pozitë në formacionin startues nën udhëheqjen e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte udhëheq garën për Alvaro Moratan, i cili pritet të kushtoj rreth 50 milionë funta. Por, Arsene Wenger është gjithashtu duke kërkuar transferimin e Moratas si një zëvendësues të mundshëm të Alexis Sanchezit.
Drejtorët e Arsenalit tentuan për të nënshkruar me yllin spanjoll në vitin 2014 para se të paguanin 33 milionë funta për të blerë Sanchezin nga Barcelona.
Por, Morata zgjodhi transferimin për 17 milionë funta në Juventus./arbresh.info
KEDS-i me punime në rrjet, këto janë zonat ku paralajmërohet...
I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja...
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten