Arsenali është paralajmëruar nga trajneri i AC Milanit, Gennaro Gattuso, para ndeshjes kthyese ndërmjet klubeve mbrëmjen e së enjtes.
“Topçinjtë” janë në avantazh për 2 me 0 pas takimit të parë në San Siro, ku golat nga Henrikh Mkhitaryan dhe Aaron Ramsey i dhanë mysafirëve një fitore befasuese dhe një avantazh impresiv para ndeshjes së nesërme në Emirates, transmeton portali arbresh.info. Por, Milani është në formë të mirë qysh pasi Gattuso është emëruar trajner në fillim të këtij sezoni dhe strategu italian është i vendosur që ndeshja nuk ka përfunduar ende.

“Ne kemi ende 30 për qind shans për të vazhduar tutje dhe ne nuk do të shkojmë në Londër për pushime. Ne duhet të respektojmë fanellat tona të famshme”, ka thënë Gattuso për ‘Mediaset’.
“Tabela në ligë është ka marrë përfundimisht një pamje të mirë për ne. Qëllimi jonë është këtu, por ne duhet të marrim gjërat ndeshje pas ndeshje”
Arsenali nuk është një skuadër nga e cila duhet mbrojtur pavarësisht avantazhit të saj të sigurt për 2 me 0, prandaj “Topçinjtë” janë paralajmëruar para një ndeshjes kthyese në Emirates./arbresh.info/
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...
U raportua për vdekjen e tij, Netanyahu poston video: Po vde...
Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem...
Kurti shtron iftar për BIK-un: Falenderojmë Tërnavën për kon...
Hattrick i Raphinhas, Barça fiton ndaj Sevillas dhe ruan dis...
Incident në Liqenin e Badovcit, peshkatari kanos me armë roj...