Granit Xhaka pritet të transferohet tek Roma gjatë afatit kalimtar veror.
Kosovari ka pranuar se dëshiron të largohet nga Arsenali drejt gjigantit italian Roma.
Jose Mourinho është duke e kërkuar Xhakën me ngulm, andaj kosovari ka shprehur interesim për të luajtur në drejtimin e portugezit.
Roma ka dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të Arsenalit, por ato janë refuzuar.
Fillimisht oferta e parë ka qenë me shumë 13 milionë euro, pastaj 15 milionë euro, por të dyja ishin refuzuar.
Tani oferta drejtuar londinezëve është 20 milionë euro.
Dy klubet janë në negociata dhe marrëveshja pritet të ndodhë para muajit korrik.
Ndryshe, kosovarin është duke e pritur një kontratë katër vjeçare me një pagë vjetore rreth tre milionë euro në sezon./arbresh.info/
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin