Klubi i madh anglez, Arsenali ka hapur bisedimet me italianët e Romës për mesfushorin me tipare sulmuese, Nicolo Zaniolo.
Roma thuhet se është e gatshme të shesë italianin i cili ka më pak se 18 muaj për të përfunduar kontratën e tij.
Interesimi për yllin italian është i madh nga shumë klube, por së fundmi ka hyrë në garë edhe një konkurrent i ri shumë i fortë.
Sipas gazetës La Repubblica, Topçinjtë kanë hapur bisedimet me Romën për ish-lojtarin e akademisë së Interit.
Asnjë ofertë konkrete nuk është bërë dhe Roma ka përjashtuar një largim si huazim, por do të pranojë vetëm një shitje me vlerë 30-40 milionë euro.
Një huazim me detyrim blerje është gjithashtu një opsion që ata do të marrin në konsideratë.
Menaxheri i Topçinjve, Mikel Arteta është i interesuar, ku Zaniolo do të mbërrinte si një alternativë e drejtpërdrejtë për nënshkrimin e Chelseat, Mykhaylo Mudryk./telegraf
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...