Pierre Emerick Aubameyang përfundimisht do të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar veror.
Kapiteni i londinezëve nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me klubin për vazhdimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2021.
Kësisoj Arsenali ka vendosur ta nxjerr në shitje yllin e skuadrës, për të fituar nga largimi i tij.
Daily Star ka raportuar se Topçinjtë i kanë vendosur tanimë çmimin e largimit prej 55 milionë eurove kapitenit të tyre.
Duket se nuk do të jetë problem shitja e Aubas, pasi gara për t’i siguruar shërbimet e tij është mjaftë e madhe.
Gabonezi kërkohet nga Manchester United në Ligën Premier, derisa Inter dhe Roma po duelojnë në Serie A.
Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy gjigantët spanjollë Barcelona e Real Madrid, derisa Auba kërkohet edhe në Francë nga dy ekipet e fuqishme financiare PSG dhe Monaco.
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë