Arsenal po dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling në verën e ardhshme.
Për momentin Smalling është huazim te Roma dhe ka fituar besimin e trajnerit Paulo Fonseca, andaj është duke luajtur në formacionin e parë, transmeton portali abresh.info.
Sipas The Mirror, Arsenali është i interesuar për të transferuar 30-vjeçarin, vlera e të cilit është 18 milionë euro.
“Topçinjtë” këtë sezon kanë qenë zhgënjyes në mbrojtje dhe po kërkojnë përforcime.

Nga ana tjetër, anglezi është në formë të mrekullueshme te Roma dhe ka fituar vëmendjen e disa klubeve angleze.
Në garë për të pos Arsenalit është Everton dhe Leicester City, ndërsa këtë sezon Smalling ka bërë 14 paraqitje për klubin italian./arbresh.info.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...