Arsenali afër nënshkrimit me mbrojtësin Konstantinos Mavropanos?

13:40 | 3 Janar 2018

Arsenali raportohet se është afër finalizimit të marrëveshjes për të nënshkruar me mbrojtësin e PAS Gianninas, Konstantinos Mavropanos.

Trajneri Arsene Wenger në të kaluarën ka lënë të kuptohet do të jenë aktiv në merkaton e muajit janar dhe duket se transferimi i parë nga francezi do të jetë një qendërmbrojtës, transmeton portali arbresh.info.

20-vjeçari ka përfaqësuar Greqinë në nivelin U21, ndërkohë që vazhdon të jetë pjesë e formacionit startues në Giannina që aktualisht qëndron në pozitën e dhjetë në tabelë.

Një tarifë prej 2.2 milionë funta raportohet se është pranuar, megjithëse Wenger do të dërgojë lojtarin menjëherë tek një klub tjetër në formë huazimi deri në përfundim të sezonit.

Në rast se marrëveshja finalizohet, Mavropanos do të shpenzojë gjashtë muajt e ardhshëm te skuadra në Bundesliga, Werder Bremen./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara