Arsenal ka vendosur që qendërmbrojtësi, Pablo Mari të qëndrojë përgjithmonë në skuadër.
Muajin e kaluar Arsenal huazoi Mari nga Flamengo për pesë milionë euro me mundësi blerje në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Mari ende nuk ka bërë debutimin në formacionin e Mikel Arteta, por ishte në formë të shkëlqyeshme për U23 kundër Chelseas.
Sipas Coluna do Fla, “Topçinjtë” ka vendosur ta mbajë në skuadër Marin, ndërsa transferimi do kushtojë rreth 16 milionë euro.

Nga ana tjetër, Arteta javën e kaluar e ka pranuar se është befasuar nga aftësitë e spanjollit dhe beson se brenda një kohe të shkurtër do jetë në formacionin e parë.
Arsenal momentalisht renditët në pozitën e nëntë me 37 pikë, shtatë me pak se Chelsea që është në pozitën e katër./arbresh.info.
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës