Arsenal pritet që në afatin kalimtar të janarit të bëjë disa transferime në mesfushë.
Sipas 90min, trajneri Mikel Arteta synon përforcime në mesfushë dhe i ka treguar klubit cilët lojtarë i do në “Emirates”.
Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria është në listën e dëshirave të “Topçinjve” dhe është i hapur për kalimin në Premierligë, ngase dëshiron të largohet nga klubi gjerman.
Thuhet se për të sjellë Zakarian në Angli, Arsenal do heq dorë nga shërbimet e ish kapitenit, Granit Xhaka.
Arteta mendon se Zakaria është i duhuri për të bashkëpunuar me Partey, andaj edhe do sakrifikojnë Xhakën.
Ndërkohë, nuk dihet nëse Xhaka është i hapur për largimin, ngase gjithmonë është titullar i padiskutueshëm./arbresh.info/
Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...