Arsenal është duke negociuar me PSG për të shitur sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.
Situata e “Topçinjve” me gabonezin nuk është mjaftë e mirë, pasi lojtarit i skadon kontrata në vitin e ardhshëm dhe në mënyrë që të mos e lejojë të largohet si lojtar i lirë, dëshiron të fitojë para në verë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Todo Fichajes, Arsenal është në bisedime me PSG për transferimin e mundshëm gjatë verës për 38 milionë euro.

30-vjeçari ka shkëlqyer në “Emirates” që tri sezone duke shënuar 61 gola në 97 paraqitje në të gjitha garat, andaj shihet si lojtar i pazëvendësueshëm për skuadrën angleze.
Thuhet se Aubameyang gjithashtu do fitojë mundësinë të luaj pranë Neymar dhe Kylian Mbappe, të cilët do jenë në “Parkun e Princave” edhe për një sezon./arbresh.info.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim