Arsenali ka arritur të shënojë fitore në derbi e Londrës përballë West Ham me rezultat 2-0.
Minutat e parë të ndeshjes ishin të qetë me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme.
Rastin i parë në ndeshje erdhi në minutën e 35-të, kur Pablo Forlans gjuajti nga afër zonës, por pa sukses.
Në minutën e 40-të, ishte Kieran Tierney që tentoi, por goditja e tij goditi shtyllën.
Pas tij ishte Alexandre Lacazzete që kishte rast, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë, ishte Gabirel Martinelli që shënoi pas një asistimi të Lacazette për 1-0.
Në minutën e 69-të, Lacazette fitoi penallti. Ishte francezi që goditi nga pika e bardhë, por portieri Lukasz Fabianski priti gjuajtjen e tij.
Topçinjtë mbyllën ndeshjen në minutën e 87-të, kur Emile Smith Rowe shënoi për 2-0 me një goditje të bukur nga jashtë zonës.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Arsenali mori fitoren e 9-të në Ligën Premier dhe tani me 29 pikë, aktualisht mban vendin e katërt në renditje.
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...