Arsenali e ka thuajse të sigurt kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në Eindhoven të Holandës, skuadra londineze fitoi 7:1 ndaj PSV-së në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.
Arsenali dominoi plotësisht për fitoren bindëse, ndërsa ndeshja e kthimit që zhvillohet më 12 mars në “Emirates” pritet të jetë më shumë formalitet.
Jurrien Timber në minutën e 18-të, Ethan Nëaneri në minutën e 21-të dhe Mikel Merino në minutën e 31-të shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Mikel Artetas.
Noa Lang realizoi penallti në minutën e 43-të për vendasit.
Martin Odegaard shënoi dy gola në pjesën e dytë, në minutën e 47-të e 73-të. Gol tjetër për Arsenalin realizoi Leandro Trossard në minutën e 48-të, kurse për 7:1 realizoi Riccardo Calafiori në minutën e 85-të.
Hamza zbulon ofertën e Kurtit për PDK-në: Qëndroni në sallë,...
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...