Arrihet akordi Ferhan Hasani është goditja e madhe e Tiranës për merkaton e janarit.
Kampionët e Shqipërisë kanë bindur futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të firmosur një kontratë 18-mujore me bardheblutë me Bubën siç njihet ndryshe Hasani që do të bëhet futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore.
Në ditët e para të janarit ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës i cili sëfundmi u aktivizua në Finlandë me skuadrën më të mirë të këtij vendi HJK Helsinki me të cilët luajti në 9 takime në kampionat duke shënuar 5 gola, do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede.
Lajmin për Supersport e kanë konfirmuar burime pranë klubit të Tiranës dhe Ferhan Hasani mund të konsiderohet zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë.
Pas Agim Ibraimit një tjetër futbollist me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare i cili është aktivizuar edhe në Gjermani me Wolfsburg dhe në Danimarkë me Brondbyn vjen në Kategorinë Superiore për të rritur akoma më shumë nivelin dhe cilësinë e kampionatit tonë. /SS/
Kovaçevski: Dhuna kurrë nuk është opsion i mirë
Zyrtari paralel i Zveçanit pretendon se ka një marrëveshje m...
Biden telefon Erdogan/ Suedia dhe avionët F-16, fokusi i bis...
Tre ushtarë hungarezë u plagosën dje nga protestuesit në ver...
Tahiri për situatën në veri: Synimi i Vuçiqit është Trepça d...
Si meksikanë, Fifi ndan foto bashkë me Adisin