Milani është skuadra më aktive në afatin kalimtar të verës për futbollist.
Gjiganti italian ka bërë transferime të bujshme por nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Emri i ri që pritet të transferojnë ‘Rossonerët’ është ai i sulmuesit holandez Anwar El Ghazi.
Mediat franceze kanë raportuar se Milani ka arritur marrëveshje me agjentin e lojtarit për transferimin e tij në Itali.
El Ghazin e pret një kontratë katër vjeçare me dy milionë euro pagë vjetore.
Sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua skuadrës franceze Lille vitin e kaluar nga Ajax, por tani mund të largohet.
Gjithnjë sipas medieve franceze, Milan do të takohet me Lillen për ta bindur që ta lënë të lirë lojtarin.
Kuqezinjtë pritet të ofrojnë rreth 15 milionë euro për transferimin e El Ghazit në ‘San Siro’.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës