Autoritetet iraniane arrestuan të shtunën disa futbollistë që merrnin pjesë në një festë të përzier në Teheranin lindor, raportuan mediat lokale.
“Lojtarët e futbollit, si dhe ish-lojtarët e një prej klubeve kryesore të futbollit në Teheran, u arrestuan të shtunën gjatë një feste të përzier në qytetin e Damavand.
Disa nga këta lojtarë nuk ishin në gjendje normale pas konsumimit të alkoolit”,- tha agjencia Tasnim, pa detaje të mëtejshme për identitetin e këtyre futbollistëve apo klubit të tyre.
Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, në Iran është e ndaluar të marrësh pjesë në festa të përziera, me burra dhe gra, si dhe të pish alkool.
Sipas ligjit iranian, konsumimi dhe shitja e alkoolit është e ndaluar. Ndërkohë Irani është tronditur nga protestat e shkaktuara nga vdekja më 16 shtator e Mahsa Amini, një kurde iraniane 22-vjeçare, e cila vdiq pasi u arrestua nga policia e moralit për shkelje të kodit të rreptë të veshjes në Republikën Islamike.
Që nga fillimi i kësaj lëvizjeje proteste, disa futbollistë iranianë janë arrestuar, ose janë shqetësuar nga autoritetet për mbështetjen e demonstratave.
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi