Trajneri aktual i Liverpoolit, Arne Slot është njëri nga emrat më të përfolur nga gjithë trajnerët e tjerë nëpër botë.
Për holandezin ky ka qenë një vit i suksesshëm pasi ka drejtuar dy skuadra, Feynordin dhe Liverpoolin, derisa ka arritur një shifër rekord të fitoreve, shkruan Arbresh.info.
Slot gjithsej ka drejtuar këto dy skuadra plot 51 ndeshje ku në 41 sosh i ka fitore, nëntë herë ekipi i tij ka luajtur baras dhe ka pësuar vetëm një humbje.
Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka drejtuar Feynordin në 24 ndeshje, ku i ka fituar 18 sosh dhe ka barazuar në gjashtë prej tyre.

Kurse me Liverpoolin ka 27 ndeshje, 23 prej tyre fitore, tri barazime dhe një humbje.
Disfata e vetme e Slotit këtë vit ishte nga Nottingham Forest në “Anfield Road”.
Arne është pasardhës i Kloppit tek “The Reds” dhe shumë kritikoi bordin drejtues të Liverpoolit për këtë zgjedhje mirëpo ai ka thyer cdo pritshëmëri të mundshme duke mbyllur vitin si lider në Premier League dhe Ligë të Kampionëve.
Si dhe ka arritur në gjysmëfinale të Carabao Cup./Arbresh.info
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...