Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), pret që stadiumi “Renzo Barbera”, ku do të luhet ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, të mbushet me tifozë shqiptarë.
“Nuk ka munguar tifozi për ekipin kombëtar shqiptar dhe nuk do të mungojë, jam shumë i bindur, as në Palermo pavarësisht numrit të kufizuar të biletave që kemi si Federatë”, ka deklaruar Duka gjatë prezantimit të reja të fanellave.
“Jam shumë i bindur që shqiptarët që jetojnë në Itali apo Evropë, apo qoftë edhe ata që jetojnë në Shqipëri, do të kenë mundësinë të sigurojnë një biletë nëpërmjet rrjetit të Federatës dhe ta skuqin stadiumin e Palermos”, ka theksuar ai.
Ndeshje mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorin “Rusia 2018”, do të luhet më 24 mars.
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...