Chelsea është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për të siguruar shërbimet e Arbër Zenelit.
Ylli i Përfaqësues së Kosovës ka tërhequr vëmendjen e një numri të madh skuadrës si në Premierë Ligë të Anglisë ashtu edhe në Itali dhe Turi, shkruan portali arbresh.info.
Interesimi i gjigantit anglez u konfirmua sonte (e enjte) nga ‘Sky Sports’, i cili pretendon gjithashtu që skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Maurizio Sarri mund të sigurojë shërbimet e talentit kosovar për vetëm 5 milionë funta.
23-vjeçari do të mbetet pa kontratë te skuadra aktuale Heerenveen në fund të muajit qershor dhe klubi holandez mund të pranojë një tarifë formale për talentin e tyre.
Thuhet se Chelsea, së bashku me një numër klubesh të Premierë Ligës, do të jenë të pranishme në ndeshjen e Heerenveenit kundër Ajaxit në vikend për të vëzhguar Zenelin në aksion./arbresh.info/
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...