Mbrojtësi i Barcelonës dhe Uruguait, Ronald Araújo, ka sqaruar arsyet e udhëtimit të tij të shpejtë nga Montevideo në Spanjë, pasi pësoi një problem fizik gjatë një seance stërvitore, vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës.
“Kam një dëmtim të vogël në pulpë dhe ndodhi gjatë një stërvitjeje. Nuk besoj se erdhi si pasojë e ngarkesës së stërvitjeve, sepse gjithçka është shumë e kontrolluar. Nuk mund të them nëse do të jem gati për ndeshjen e parë. Nuk mund ta garantoj, por do të jap maksimumin për të luajtur në këtë Kupë Bote”, deklaroi Araújo pas rikthimit në Uruguai.
Udhëtimi i tij drejt Spanjës ka ngjallur habi te tifozët uruguaianë, pasi ai u largua përkohësisht nga grumbullimi i kombëtares për të kërkuar një mendim të dytë mjekësor.
“Shkova në Spanjë për t’iu nënshtruar një trajtimi, sepse njerëzit e mi të besuar janë atje. Bëhet fjalë për një trajtim që kryhet vetëm në Madrid. Unë doja të udhëtoja me ekipin. Nuk ndihem i lodhur nga udhëtimet dhe jam në gjendje të mirë”, shtoi ai.
Në fund, 27-vjeçari komentoi edhe postimin e vëllait të tij në rrjetet sociale, ku kritikohej trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, për ngarkesën e madhe në stërvitje.
“Për publikimin e vëllait tim mora vesh vetëm kur mbërrita në Spanjë. Ishte një gabim i tij dhe janë gjëra që nuk duhet të ndodhin. Ai postim ishte një gabim dhe nuk duhej të ishte bërë”, përfundoi Araújo./Arbresh.info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...