Arabia Saudite e shpall festë ditën e mërkure, pas fitores historike ndaj Argjentinës

17:35 | 22 Nëntor 2022
KRG

Të mërkurën do të jetë ditë feste në shtetin e Arabisë Saudite, pas fitores së Kombëtares së tyre ndaj asaj të Argjentinës me rezultat 2-1.

Askush nuk mund ta besonte se Kombëtarja e Arabsë Saudite do të arrijë ta mposht Kombëtaren e Argjentinës ku  kishte yje në skuadër si Lionel Messin.

Sipas mediave arabe, mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud ka vendosur që dita e nesërme të jetë ditë feste për shtetin e Arabisë, përcjell arbresh.info.

Pushimi vlen për të gjithë ata në sektorin publik dhe privat, si dhe studentët në vend.

 

Shpërndaje në rrjete sociale