Miqësorja mes Dukagjinit dhe Prishtinës e paraparë të zhvillohet pasditen e sotme (e shtunë) është anuluar.
Klubi nga kryeqyteti përmes një njoftimi në rrjete sociale ka konfirmuar se takimi miqësor është anuluar si pasojë e kushteve atmosferike, shkruan portali arbresh.info.
“Anulohet miqësorja në Klinë. Shiu i parreshtur ka bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes”, thuhet në postimin e tyre në rrjetin social Facebook.
Ndeshja ndaj skuadrës më të trofeshme në vend ishte testuese për skuadrën e Dukagjinit, e rikthyer pas shumë vitesh në elitën e futbollit tonë.
Takimi ishte paraparë të luhej në Klinë nga ora 17:30./arbresh.info/
https://www.facebook.com/FCPrishtina/photos/a.10153526893543538/10158109650708538/?type=3&theater
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...