Pasi arritën akordin me një trajner të madh, si portugezi, Jose Mourinho, “Fenerët e Verdhë”, të Fenerbahce vijuan punën për të forcuar sa më shumë skuadrën, në mënyrë, që “Special One” të arrijë lavdinë në Turqi.
Milionat duket të mos jenë aspak problem për skuadrën nga Stambolli dhe mediat turke kanë filluar të zbulojnë disa emra, që lidhen ngushtë, me një kalim te “gjigantët” e Stambollit, me të parin në listën e “Fenerëve”, që është një lojtar, i cili ka vuajtur jo pak në elitën e futbollit anglez, Premier League.
Bëhet fjalë për anësorin brazilian, Antony, me klubin turk, që është i gatshëm t’i plotësoje çdo dëshirë 24-vjeçarit, mjafton që të pranojë kalimin në Turqi, vendim që bëhet disi më i thjeshtë nga ideja e bashkimit me një teknik si Mourinho, teksa tifozët e Fenerbahce presin rikthimin te titulli kampion, që mungon prej vitit 2014 dhe duket se ky sezon do t’i rikthejë “Fenerët” te lavida./abcnews.al
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim