Anthony Martial dëshiron të mos përfill Manchester United duke qëndruar në Premierë Ligë përkundër dëshirës së tyre duke alarmuar klubet e mëdha si Chelsea dhe Tottenham Hotspur.
Sulmuesi 22-vjeçari i ka bërë të qartë Jose Mourinhos se dëshiron të largohet nga Old Trafford këtë verë pas dështimit për të qenë pjesë e skuadrës së Francës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.
United është i përgatitur për të shitur atë brenda tri javëve, por vetëm nëse Martial largohet nga Anglia dhe të mos i bashkohet ndonjë rivali në ligë.
Megjithatë, ‘SunSport’ raporton se francezi është i pakënaqur dhe dëshiron të vazhdoj qëndrimin në Premierë Ligë përkundër dëshirës së United.
Martial ka në dispozicion edhe një vit në kontratën e tij aktuale dhe ka refuzuar qëndrimin afatgjatë në Old Trafford./arbresh.info/
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...
Zhvillime të reja në rastin “Laboratori ‘25”, ndalohet një p...
Zyrtari i Pentagonit: Kostoja e luftës me Iranin arrin në 29...
Protokolli për migrantët, Rama-gazetarit italian: Citimi i s...