Dy finalistët e kampionatit Evropian “Euro 2020”, Anglia dhe Italia takohen sonte për të luajtur ndeshjen e radhës, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Kjo njëhereshit është edhe kryendeshja e sotme në këtë kampanjë dhe fillon nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Italia udhëton në “Wembley”, për të arkëtuar tre pikët e plota, ndërsa Anglia gjithashtu kërkon fitoren për të siguruar edhe matematikisht Evropianin e vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se ndeshjen e parë në Itali, e fituan anglezët me rezultat 2-1.
Anglia është kryesuese e grupit C, me 13 pikë teksa Italia dhe Ukraina kanë nga 10 pikë në vendin e dytë përkatësisht tretë.
Maqedonia është e katërta me 7 pikë ndërsa në vendin e fundit është Malta pa pikë.
Këtë ndeshje do ta drejtojë gjyqtari francez, Clement Turpin./Arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses