Pas rinovimit të kontratës nga Lionel Messi, Andres Iniesta është i vetmi yll tjetër i rëndësishëm e ardhmja e të cilit mbetet ende e pa vendosur.
Barcelona ka blinduar shumicën e emrave të mëdhenj në skuadër, por kontrata e kapitenit të gjigantit katalunas skadon në qershor të vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
Gjithçka tregon se mesfushori do të qëndrojë në klub, por e ardhmja e tij vendoset në muajin mars.
Ai gjithmonë ka dashur të pensionohet në Camp Nou, por do të vazhdoj qëndrimin në klub vetëm nëse është i dobishëm në skuadër.
Ndryshe, ky është një test që Iniesta do t’i nënshtrohet gjatë muajve të ardhshëm nën udhëheqjen e Ernesto Valverdes./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...