Andi Zeqiri do t’i japë fund eksperiencës në Premierligë ende pa e shijuar mirë.a
Futbollisti kosovar do të largohet nga Brighton & Hove Albion, ku nuk arriti të linte gjurmë.
Përfaqësuesi zviceran, i cili ia kishte bërë një premtim Kosovës para se t’i zgjidhte Helvetikët, ishte huazuar në Augsburg të Gjermanisë sezonin e kaluar.
Por, tash 23 vjeçari sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në futbollin zviceran.
Për këtë siguron mediumi i atjeshëm “Blick”, sipas të së cilit, sulmuesi mund të huazohet në Superligën zvicerane për një vit.
Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që klubi anglez ta shesë menjëherë lojtarin.
Sidoqoftë, Zeqiri ka kontratë me Brightonin deri në verën e vitit 2024, por nuk pritet të rikthehet më atë.
Kjo pasi në vitin 2023, lojtarin mund ta shesë përfundimisht klubi anglez.
Zeqiri i realizoi vetëm dy gola dhe i bëri dy asistime në 23 ndeshje në Bundesligë sezonin e kaluar.
Ish-futbollisti i Lausanne synon ta rikthejë formën e dikurshme dhe ta fitojë një ftesë për në Botërorin 2022 nga selektori Murat Yakin./GE/
Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...
KGJK me mungesë gjyqtarësh, sfidë mbetet buxheti i pamjaftue...
Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse
Elezi: Sot KQZ vazhdon numërimin e pjesës tjetër nga votimi ...
Mot i vranët dhe me shi