Reali i Madridit vuajti kundër Leipzigut, por arriti të kualifikohej në tetë skuadrat më të mira të Champions League. Rekordmenët e këtij kompeticioni, e mbyllën në barazim 1-1 duelin në “Santiago Bernabeu” përballë gjermanëve.
Leipzigu bëri mjaft mirë, njësoj siç vuri në vështirësi ekipin e Carlo Ancelottit në Gjermani, sfidë që u fitua 0-1 nga “Los Blancos”. Rezultat që ishte vendimtar në kualifikimin e iberikëve.
“Ishte një ndeshje të cilën e luajtëm keq, me pak intensitet dhe pa vëmendjen e duhur. Aspekti psikologjik bëri diferencën, ndikoi shumë tek ne. U përballëm me një skuadër me kualitet.
E vërtetë që ata nuk kishin asgjë për të humbur, ndërkohë që ne vuajtëm. Gjithsesi, rëndësi ka kualifikimi. Duhet të kishim bërë më shumë presing. U tërhoqëm shumë në mbrojtje.
Na munguan edhe vertikalizimet. Ishte një mbrëmje e shpifur, nuk kemi pse ta mohojmë. Duhet të kërkojmë ndjesë për këtë paraqitje. Ndodh të luash kështu në Champions, për fat nuk ndikoi në kualifikim.
Duhet të bëjmë autokritikë, por pa e ekzagjeruar”, u shpreh trajneri italian, i cili u ndal edhe tek akuzat për evazion fiskal. Me prokurorinë spanjolle që kërkon 4 vite e 9 muaj burg për 64-vjeçarin emilian.
“Flitet për diçka që ka ndodhur në 2015 sepse mendojnë se kam qenë banor këtu. Unë tashmë e kam paguar gjobën. Nuk kam qenë rezident këtu në 2015. Jam i bindur në pafajësinë time, por le të shohim se çfarë do të vendosë drejtësia”./Ss
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...
Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në kr...
Ahmeti: Kuvendi i LDK-së shqyrton vetëm dorëheqjen e Abdixhi...