Real Madridi pësoi humbje nga Barcelona të dielën mbrëma, në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultatin 1:3.
Kësisoj, rivalët e përbetuar të “Los Blancos” e nisën mbarë vitin duke e fituar trofeun e parë.
Por, më shqetësuese për shumë tifozë të Real Madridit ishte mënyra se si erdhi disfata.
Pas ndeshjes, Carlo Ancelotti u pyet nëse ishte “një poshtërim” kjo humbje.
“I dhamë [dhuratat], filloi në mënyrë të barabartë, nuk kishte shumë ritëm dhe shmangia e ‘dhuratave’ është gjëja e parë, por ne u kemi dhënë dy. Duhet të përmirësojmë gjendjen tonë fizike dhe të luajmë si ekip. Gabimet kanë qenë përfundimtare. Ne nuk ishim të suksesshëm në fillim. Askush nuk luajti një ndeshje të mirë. Të flasësh për poshtërim sportiv më duket mungesë respekti. Ata kanë qenë më të mirë, pikë”, tha fillimisht trajneri italian.
Ancelotti tutje tha se ky nuk është një moment vendimtar për vazhdimësinë e sezonit, por vetëm një pjesë e “keqe” që vjen në një sezon.
“Nuk është një moment kritik, është një moment i vështirë dhe i ndërlikuar. Zakonisht ndodh gjatë një sezoni. Ju e dini këtë që në fillim. Mund të rregullohet me përkushtimin e zakonshëm dhe qëndrimin e zakonshëm”.
“Ekipi është i lënduar. Shumë, sepse zakonisht fitojnë finalet. Ne i kemi të gjitha burimet për t’u rikthyer. Real Madridi rikthehet, nuk ka dyshim për këtë”, deklaroi Ancelotti.
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit t...
Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...