Trajneri i Real Madridit në konferencë për media para fillimit të ndeshjeve në kuadër të Champions League ka bërë të ditur se cila skuadër sipas tij është favorit për këtë sezon në ligën më të madhe evropiane.
Ancelotti ka përzgjedhur Manchester Cityn si favor të këtij sezonit, duke thënë se anglezët kanë një skuadër me pak ndryshimë që nga sezoni i kaluar, shkruan arbresh.info.
“Manchester City është favorit sepse ka një skuadër që e ka lejuar të fitojë vitin e kaluar dhe nuk ka ndryshuar shumë. Por, Liga e Kampionëve, si gjithmonë, në fazat finale, ka befasi”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencë.
Mirëpo sipas 64-vjeçarit, Real Madrid do të jetë një skuadër që do të luftojë për titull.
“Unë e shoh Real Madridin si një ekip që është do të garojmë deri në fund. Ne kurrë nuk mendojmë se jemi favoritë, ashtu siç nuk mendoj se City mendon kështu. Ata fituan vitin e kaluar dhe për këtë kam thënë se janë favoritët”, përfundoi Ancelotti.
Manchester City do të luaj sonte në Champions League ku përball do të kenë skuadrën serbe, Crvena zvezda.
Ndërsa Real Madrid do të përballet nesër ndaj Union Berlin. /arbresh.info.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë