Ancelotti konfirmon qëndrimin te Real Madridi

14:58 | 19 Dhjetor 2022
A Z

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur për thashethemet që e lidhin me Brazilin.

Brazili është pa trajner, pasi Tite u largua nga stoli i ‘Seleçao’.

Pas largimit të tij shumë zëra u përhapën se Ancelotti do të marrë drejtimin e kombëtares braziliane.

Së fundmi është trajneri që ka folur për ‘Radio Rai’, duke thënë se është i lumtur në Real Madrid.

“Nuk e di të ardhmen, por jam shumë i lumtur në Real Madrid. Unë kam kontratë deri në vitin 2024 dhe nëse nuk më shkarkojnë, nuk largohem”, tha italiani.

“Do të ketë kohë për të menduar për të ardhmen time…”, shtoi ai./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale