Trajneri i Everton-it, Carlo Ancelotti beson se sulmuesi Moise Kean, ka kapacitetin për të shkëlqyer në Premierë Ligë.
Ish sulmuesi i Juventus-it gjatë verës u transferua te Everton, por ka dështuar të impresionojë dhe është i lidhur me rikthimin në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Ancelotti beson se 20-vjeçari do këtë sukses te klubi nga Liverpool.

“Besoj se Moise Kean ka shumë kualitete të mira. Është talent i madh dhe siç kam thënë më herët, futbolli duhet bazuar në talente”.
“Sidoqoftë, duhet të mbështet nga karakteri i mirë, profesionalizmi dhe personaliteti. Është shumë i ri dhe mjaftë seriozë”.
“Jam i sigurt se do t’ia dal mirë”, shtoi ai.
Kean ishte në formacionin e parë vetëm pesë herë, por ka bërë 23 paraqitje në Premierë Ligë duke shënuar një herë dhe kontribuar me dy asistime./arbresh.info.
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...