Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ndihet i zhgënjyer që skuadra e tij humbën vendin e parë në renditje.
Mbretërit ndeshjen e fundit shënuarin humbje ndaj Rayo Vallecnao me rezultat 3-2, ndërsa pas kësaj ndeshje zbriti nga pozita e vendit të parë në La Ligës.
“E pranoj që nuk arritëm të luajmë me intensitet si Rayo dhe se duhet të kishim ndryshuar mënyrën se si luajtëm në disa faza të lojës. Bëmë gabime, na mungonte forca që kishte rivali dhe cilësia që dhamë nuk mjaftoi për këtë ndeshje”, ka thënë Ancelotti.
Ancelotti gjithashtu ka arsyetuar lojtarët, pasiqë sipas tij janë të lodhur pas një ritmi shumë të vështirë në fillim të sezonit.
“Ne nuk jemi të freskët sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe nuk ishim aq të mirë sa më parë dhe kjo është diçka krejtësisht normale. Kampionati është e gjatë, por sido që të jetë, ne jemi të zhgënjyer që nuk jemi më të parët në renditje”, ka thënë ai.
Në tabelën e La Ligës, në vendin e parë gjendet Barcelona e cila deri më tani ka arritur t’i grumbullojë 34 pikë, ndërsa pas tyre gjendet Real Madridi me 32 pikë, kurse në pozitën e tretë është Atletico Madrid me 24 pikë. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve