Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë në histori që e arrin finalen e Ligës së Kampionëve pesë herë si trajner.
Italiani e udhëhoqi Real Madridin drejt finales së madhe pasi e eliminoi në gjysmëfinale Manchester Cityn, 6:5 me rezultat të përgjithshëm, ndërsa në finalen e 28 majit në Paris e pret Liverpooli.
Pasi u bë trajneri i parë që e fiton titullin e kampionit në pesë ligat më të forta evropiane, Ancelotti e shkroi emrin e tij në histori duke e regjistruar edhe finalen e pestë të Championsit.
62 vjeçari kishte shkuar tri herë në finale të kësaj gare me Milanin dhe një herë më Real Madridin, me të cilin tash do ta shijojë finalen e dytë.
Ai e ka fituar tri herë Championsin, ndërsa një herë ka dështuar pikërisht ndaj Liverpoolit, në finalen e famshme të vitit 2005.
Tash, “Don Carlo” do ta kërkojë Championsin e katërt në karrierë.
Finalet e trajnerit Ancelotti në Champions League
2003: Milani e mundi Juventus 3-2 në penallti
2005: Liverpooli e mundi Milanin 3-2 në penallti
2007: Milani e mundi Liverpoolin 2-1
2014: Real Madridi e mundi Atletico Madridin 4-1
2022: Real Madrid – Liverpool (28 maj)./GE/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...